Flash News

Bota

Rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz rrezikojnë jetën për një racion ushqim

Rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz rrezikojnë

Në Rripin e Gazës, mijëra palestinezë po i drejtohen çdo ditë pikës kalimtare Zikim, me shpresën për të siguruar pak ndihma ushqimore. Rreziku është i madh — në javët e fundit, disa janë vrarë në zonën pranë kufirit, ndërsa dhjetëra të tjerë përballen me kërcënimin e urisë, shkruan CNN.

Ndërsa ndihmat janë gjithnjë e më të pakta, turma të dëshpëruara dhe shpesh të pamenaxhuara mblidhen pranë kamionëve që shpërndajnë furnizimet. Izraeli thotë se ka qëlluar ndaj turmave që i konsideron kërcënim, duke shkaktuar viktima.

“Po e rrezikoj jetën për fëmijët e mi. Nuk kanë ngrënë për një javë,” thotë Smoud Wahdan, një nënë nga Qyteti i Gazës.

Shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar bllokadën izraelite dhe pengesat për shpërndarjen e ndihmave, ndërsa OKB vazhdon të raportojë se nuk ka qasje të lirë në zonat më të prekura.

Të fundit