Flash News

Bota

Republikanët sfidojnë Trump, mbështesin hetimin e trazirave në Kapitol

Republikanët sfidojnë Trump, mbështesin hetimin e trazirave
Foto ilustruese

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e kontrolluar nga demokratët ka votuar, me mbështetjen e republikanëve, për ngritjen e një komisioni, që do të hetojë trazirat në Kapitol. Tridhjetë e pesë republikanë sfiduan ish-presidentin Donald Trump dhe mbajtën anën e demokratëve, të cilët vendosën për hetim.

Trump kishte nxitur republikanët të votojnë kundër "kurthit demokrat". Projekt-ligji nuk ka gjasa të kalojë dhomën e lartë.

BBC raporton se do të krijohet një organ prej 10 anëtarësh, i ndarë në mënyrë të barabartë midis dy partive kryesore, i cili do të bënte rekomandime deri në fund të vitit se si të parandalohet çdo përsëritje e pushtimit të Kapitolit.

Të fundit