Flash News

Bota

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Francën juglindore, 3 viktima të konfirmuara

Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Francën juglindore, 3 viktima

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë Francën juglindore. Reshje të rrëmbyeshme shiu dhe stuhi të fuqishme kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në disa zona të vendit.

Sipas mediave franceze, mes viktimave ndodhet një çift të moshuarish rreth të 80-ave, të cilët humbën jetën në qytetin bregdetar të Le Lavandou, ndërsa një person tjetër ka ndërruar jetë në qytetin Vidauban, në rajonin e Var.

“Po përjetojmë një tragjedi të vërtetë,” u shpreh Jean-Laurent Félizia, anëtar i këshillit bashkiak të Le Lavandou, për mediat lokale.
Mot i ngjashëm ekstrem u regjistrua edhe në Francën jugperëndimore, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë e breshrit shkaktuan përmbytje të shumta, dëme në infrastrukturë dhe ndërprerje të qarkullimit hekurudhor.

Një tren me shpejtësi të lartë TGV, me mbi 500 pasagjerë, u detyrua të ndalonte në mes të natës pranë qytetit Tonneins, për shkak të dëmtimit të linjave hekurudhore. Pasagjerët u evakuuan me autobusë në kushte të vështira atmosferike.

Autoritetet franceze janë në gatishmëri për përballimin e pasojave, ndërsa shërbimet e emergjencës vijojnë operacionet për ndihmë dhe evakuim në zonat më të prekura.

Të fundit