Flash News

Bota

Rifillon jeta në Gaza, KB kërkojnë respektim të plotë të armëpushimit

Rifillon jeta në Gaza, KB kërkojnë respektim të plotë
Foto ilustruese

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për "respektim të plotë të armëpushimit" midis Izraelit dhe Palestinës, raporton AL Jazzera.

KB theksuan nevojën e  menjëhershme për ndihma humanitare për popullatën civile palestineze, veçanërisht në Gaza. Bombardimi 11-ditor nga ana e Izraelit vrau të paktën 248 njerëz, përfshirë 66 fëmijë, ndërsa më shumë se 1,900 njerëz mbetën të plagosur.

Ndërsa nga raketat që lëshoi Hamasi në Izrael, u vranë të paktën 12 njerëz. KB thanë se rivendosja e qetësisë ishte urgjente, ndërsa përsëriti rëndësinë e arritjes së një paqe gjithëpërfshirëse bazuar në vizionin e një rajoni ku dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, të jetojnë krah për krah në paqe me kufij të sigurt dhe të njohur.

Të fundit