Flash News

Bota

Rikthehen tensionet me Rusinë, Polonia arreston një 28-vjeçar për spiunazh për Moskën

Rikthehen tensionet me Rusinë, Polonia arreston një 28-vjeçar

Polonia ka arrestuar një nga qytetarët e saj, pasi akuzohet për spiunazh për shërbimet e inteligjencës ruse.

Zyra e prokurorit shtetëror të Varshavës thotë se i dyshuari, një 28-vjeçar i quajtur Wiktor Z, mblodhi dhe shpërndau informacione në lidhje me funksionimin e objekteve kyçe për mbrojtjen e Polonisë.

Deklarata e prokurorit thotë se i dyshuari “veproi i shtyrë nga motive ideologjike dhe bindje pro-ruse” dhe tani mund të përballet me një dënim prej tetë vjetësh deri në burgim të përjetshëm.

Varshava ka akuzuar Moskën se qëndron pas një sërë aktesh sabotimi në Poloni, përfshirë një zjarr të madh në një qendër tregtare vitin e kaluar. Në përgjigje, Moska e ka akuzuar Poloninë për rusofobi.

Të fundit