Flash News

Bota

Rikthehet makthi në Turqi, ndihen lëkundje të forta tërmeti

Rikthehet makthi në Turqi, ndihen lëkundje të forta tërmeti

Rikthehet frika në Turqi.

Një tërmet me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter ka goditur provincën e Konyas në Turqinë qendrore, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit (AFAD).

Banorët e Konias janë alarmuar dhe kanë dalë në rrugë, por sipas raportimeve të para nuk ka dëme serioze apo humbje jetësh.

Kujtojmë se nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi numri i të vdekurve i kaloi 48 mijë persona. Tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.8 u pasua nga më shumë se 11,000 pasgoditje, disa prej të cilave ishin shumë të forta.

 

 

Të fundit