Flash News

Bota

Rikthehet ora policore në Lombardi, masat në fuqi nga 22 tetori deri në 13 nëntor

Rikthehet ora policore në Lombardi, masat në fuqi nga 22 tetori deri

Në rajonin e Lombardisë do të rikthehet ora policore. Ky vendim u mor me qëllim frenimin e përhapjes së mëtjeshme të rasteve me COVID-19. Masat e reja do të hyjnë në fuqi natën e 22 tetorit dhe do të jetë në fuqi deri më 13 nëntor.  Ora policore do të aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00.

Lombardia është një nga rajonet më të goditura nga koronavirusi. Pak ditë më parë u urdhërua mbyllja e bareve në mesnatë dhe u ndaluan shërbimet e gastronomisë në ambiente të jashtme.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se masat e reja janë marrë, pasi ai dëshiron që të shmangë një “izolim të plotë”.

Të fundit