Flash News

Bota

Rikthehet rregulli që u shfuqizua në vitin 2006 për Kupën e Botës

Rikthehet rregulli që u shfuqizua në vitin 2006 për Kupën e

FIFA ka rikthyer një rregull të vjetër për fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, duke ndryshuar mënyrën se si do të renditen ekipet me pikë të barabarta. Vendimi u bë publik menjëherë pas hedhjes së shortit në Uashington, ku u përcaktuan 12 grupet e turneut që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Pas gati dy dekadash, qeveria botërore e futbollit braktis sistemin e diferencës së golave si kriterin kryesor dhe rikthen vlerësimin e rezultateve “kokë më kokë”. Sipas rregullit të ri, nëse dy skuadra mbyllin grupin me të njëjtin numër pikësh, përparësi do të ketë ekipi që ka dalë më mirë në përballjen direkte.

Vetëm në rast se ajo ndeshje ka përfunduar në barazim, do të merret parasysh diferenca e golave në të gjithë fazën e grupeve.

Synimi i FIFA-s është të shmangë situatat kur ekipet më të forta sigurojnë avantazh duke shënuar gola të shumtë kundër kundërshtarëve më të dobët, një praktikë që shpesh ka krijuar polemika.

Në Kupën e Botës 2026, dy ekipet më të mira të çdo grupi do të kalojnë direkt në fazën e 1/16-ve, ku do t’u bashkohen edhe tetë skuadrat më të mira të vendeve të treta.

Të fundit