Flash News

Bota

Rinisin bisedimet bërthamore në Vjenë me një dokument të ri

Rinisin bisedimet bërthamore në Vjenë me një dokument

Raundi i tetë i bisedimeve bërthamore të Iranit do të fillojë sot në Vjenë bazuar në një dokument të ri të përbashkët që përfshin kërkesat kryesore iraniane si garancitë dhe verifikimin për heqjen e sanksioneve, ka thënë ministri i jashtëm i Iranit.

Hossein Amirabdollahian u tha gazetarëve se është rënë dakord për një tekst të përbashkët "të pranueshëm", i cili përfshin pikat e bisedimeve për sanksionet dhe çështjet bërthamore.

"Ne kemi lënë mënjanë dokumentin e qershorit 2021 dhe kemi rënë dakord për një dokument të ri të përbashkët dhe bisedimet do të fillojnë sot rreth atij dokumenti", u shpreh ai, raportojnë mediat e huaja.

Sipas Amirabdollahian, do të diskutohen kërkesat e Iranit për garanci që SHBA-ja nuk do ta braktisë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen – siç bëri në vitin 2018 – dhe një periudhë për të verifikuar heqjen efektive të sanksioneve.

JCPOA i dha Iranit lehtësim sanksionesh në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor. Por pas tërheqjes së SHBA-së dhe vendosjes së sanksioneve, Irani i braktisi këto kufizime dhe tani po përdor praktika të avancuara për të pasuruar uraniumin deri në 60 përqind.

Shefi bërthamor i Iranit, Mohammad Eslami, tha se vendi nuk do ta tejkalojë atë nivel pasurimi edhe nëse bisedimet e Vjenës dështojnë. Një pasurim 90 për qind i kërkuar për një bombë bërthamore është një hap i shkurtër teknik larg, diçka për të cilën nënshkruesit perëndimorë të marrëveshjes bërthamore kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin. Por Irani ka pohuar se nuk do të kërkojë kurrë të armatizojë programin e tij bërthamor.

 

 

Të fundit