Flash News

Bota

Rizgjidhet pasi dha dorëheqjen Magdalena Andersson, kryeministrja e parë grua në Suedi

Rizgjidhet pasi dha dorëheqjen Magdalena Andersson, kryeministrja e

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish për postin e lartë.

Ajo doli triumfuese pas një tjetër votimi në parlamentin suedez. Kundër saj ishin 173 vota dhe nëse do të kishte dy më shumë ajo do të kishte humbur, raportojnë mediat e huaja.

Javën e kaluar, vetëm disa orë pasi u zgjodh, propozimi i buxhetit të Andersson u rrëzua në parlament dhe ajo humbi mbështetjen e Partisë së Gjelbër nga koalicioni i saj.

Një qeveri, së cilës iu deshën javë të tëra negociatash për t'u formuar, u rrëzua shpejt. Kryetari i parlamentit suedez (Riksdag), Andreas Norlén, tha se ai "i vjen keq" për atë që ndodhi të mërkurën, dhe pas sondazhit të liderëve të partive edhe një herë ai arriti në përfundimin se votat do të ishin sërish aty për të zgjedhur Andersson.

Ekonomistja 54-vjeçare pritet që këtë herë të betohet përgjithmonë si kryetarja e qeverisë, duke pasuar Stefan Löfven. Këtë herë ajo do të kryesojë një qeveri të pakicës njëpartiake, e përbërë vetëm nga socialdemokratët e saj.

Të fundit