Flash News

Bota

Rrëfimet nga Kievi nën frikën e pushtimit: Do jemi të qetë kur të shohim imazhet satelitore

Rrëfimet nga Kievi nën frikën e pushtimit: Do jemi të

Kur të shoh imazhet satelitore të Maxar që provojnë tërheqjen e trupave ruse, do të besoj," thotë nëna e dy fëmijëve Alina Fediai-Zyrianska, nga shtëpia e saj në një periferi të Kievit.

Familja e saj po planifikonte të hapte një biznes të ri këtë muaj. Por kjo është lënë në pritje për shkak të frikës së tyre në rritje nga lufta.

Alina është kritike ndaj presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, por ndjenjat e saj për lajmin e tërheqjes së Rusisë i bëjnë jehonë reagimit të autoriteteve atje.

Mykhailo Podoliak, nga zyra e presidentit, i thotë BBC-së se organet shtetërore duhet të vlerësojnë shkallën e tërheqjes në mënyrë që të konfirmojnë nëse situata "po kthehet në normalitet".

Dje, Zelensky publikoi një video tjetër për të qetësuar kombin dhe për të bërë thirrje për unitet.

Mesazhe të tilla janë të mirëpritura nga mbështetësit e tij, por disa janë të prirur të theksojnë se po krijohet një rezistencë në bazë, pavarësisht nga ndonjë deklaratë zyrtare.

 

Të fundit