Flash News

Bota

Rregullat e reja të talebanëve, ndalojnë berberët të presin flokët dhe mjekrën e burrave afganë

Rregullat e reja të talebanëve, ndalojnë berberët të
Një berber në Afganistan

Talebanët i kanë urdhëruar berberët dhe parukierët në provincën Helmand në Afganistan të mos rruajnë apo të shkurtojnë mjekrën me argumentin se një veprim i tillë shkel rregullat ligjit islam.

BBC raporton se forcat talebane kanë urdhëruar se kush shkel rregullat do të ndëshkohet. Edhe berberët në kryeqytetin e Kabulit kanë pohuar të njëjtën gjë.

Udhëzimet sugjerojnë një kthim në vendimet e rrepta të qëndrimit të mëparshëm të grupit në pushtet, pavarësisht premtimeve për një formë më të butë të qeverisjes.

Që nga marrja e pushtetit muajin e kaluar, talebanët kanë kryer dënime të ashpra ndaj kundërshtarëve. Të shtunën, luftëtarët e grupit vranë katër rrëmbyes të dyshuar dhe trupat e tyre u varën në rrugët e provincës Herat.

Në një njoftim të vendosur nëpër sallone, talebanët paralajmëruan se duhet të ndjekin ligjin e Sheriatit për mjekrën dhe flokët. "Askush nuk ka të drejtë të ankohet," thuhej në një njoftim.

"Luftëtarët vazhdojnë të vijnë dhe na urdhërojnë të ndalojmë shkurtimin e mjekrave," tha një berber në Kabul. "Njëri prej tyre më tha se mund të dërgojnë inspektorë të fshehtë për të na kapur."

Berberët, jeta e të cilëve tashmë po rrezikohet seriozisht nga modeli i flokëve apo i mjekrës, tregojnë se me rregullat e reja të talebanëve jetesa e tyre dhe vazhdimësia e biznesit do të bëhet gjithnjë e më i vështirë.

"Për shumë vite salloni im ishte diku që të rinjtë të rruheshin sipas dëshirës së tyre dhe të dukeshin në modë," tha njëri për BBC. "Nuk ka asnjë pikë për të vazhduar këtë biznes."

"Sallonet e modës dhe berberët po bëhen biznese të ndaluara," tha një tjetër. "Kjo ishte puna ime për 15 vjet dhe nuk mendoj se mund të vazhdoj. Konsumatorët nuk i rruajnë mjekrat, sepse ata nuk duan të jenë në shënjestër të luftëtarëve talebanë në rrugë. Ata duan të përzihen dhe të duken si ata."

 

Të fundit