Flash News

Bota

Rrëshqitje të mëdha dheu në Napoli, dhjetëra të zhdukur

Rrëshqitje të mëdha dheu në Napoli, dhjetëra të

Moti i keq që ka përfshirë Italinë ka shkaktuar rrëshqitje të mëdha dheu mëngjesin e sotëm në ishullin Ischia, pranë Napolit.

Dherat, gurë e mbeturina rrëshqitën nga mali prapa fshatit të ishullit, siç ndodhi edhe në nëntor të vitit 2009. Mediat vendase raportojnë për dhjetëra të zhdukur dhe tetë viktima.

“Ka tetë të vdekur të konfirmuar”, njofton ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Matteo Salvini por prefekti i Napolit Palomba është i kujdesshëm në dhënien e shifrave.

“Për momentin ka një lajm për një viktimë, sigurisht të konfirmuar, dhe ka dhjetëra të zhdukur”, thotë kryebashkiaku i Napolit, Gaetano Manfredi.

Operacionet e kërkim shpëtimit po vijojnë, ndërsa rreth 200 persona janë evakuuar.

 

Të fundit