Flash News

Bota

Rrëshqitje dheu në qytetin më të populluar të Indisë, humbin jetën të paktën 20 persona

Rrëshqitje dheu në qytetin më të populluar të

Të paktën 20 persona kanë mbetur të pajetë si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në Mumbai, qyteti më i populluar i Indisë. Ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kontrollet për të mbijetuar.

Mumbai dhe rrethinat përreth tij, në të cilat banojnë rreth 20 milionë banorë, janë goditur nga shirat muson. Departamenti Meteorologjik Indian tha reshjet do të vijojne edhe dy ditët e ardhshme.

Kryeministri Narendra Modi shkroi në Tëitter se ishte "i pikëlluar nga humbja e jetëve", ndërsa premtoi kompensim financiar për familjet e viktimave.

Autoritetet kanë raportuar 11 incidente të shembjes së shtëpive ose mureve në zonën e Mumbait, thanë zyrtarët. Shembjet e ndërtesave janë të zakonshme, veçanërisht në zona të dendura të shtëpive, të cilat nuk janë të ndërtuara mirë.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit