Flash News

Bota

Rrëzimi i avionit me 62 persona në Brazil, asnjë i mbijetuar konfirmojnë autoritetet

Rrëzimi i avionit me 62 persona në Brazil, asnjë i mbijetuar

Një aeroplan është rrëzuar në  São Paulo, duke vrarë të 62 personat që ndodheshin në bord.
Në fluturimin e linjës ajrore Voepass kishte 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit/ 
Avioni u rrëzua në Vinhedo , teksa video dramatike të shpërndara në mediat sociale tregojnë avionin që bie nga qielli, përpara se një re e madhe tymi i zi të shpërthejë në ajër. Mësohet se avioni i vogël me dy motorë,  ra në një zonë banimi, ndersa ishte nisur nga qyteti i Cascavel në shtetin jugor brazilian të Paraná-s, duke u nisur për në aeroportin ndërkombëtar në São Paulo.
Linja ajrore Voepass konfirmoi se avioni i saj ishte përfshirë në aksident dhe thotë se "ende nuk ka konfirmim se si ndodhi aksidenti"
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva mbajti një moment heshtje në një ngjarje ku po shfaqej, duke postuar në rrjetet sociale, jashtë se situata është "shumë e trishtueshme. Gjithë solidariteti im për familjet dhe miqtë e viktimave".

Të fundit