Flash News

Bota

Rrëzimi i avionit në Nepal/ Asnjë i mbijetuar, e hëna shpallet ditë zie kombëtare

Rrëzimi i avionit në Nepal/ Asnjë i mbijetuar, e hëna

Ekipet e kërkim-shpëtimit nuk kanë shpresë për të gjetur të mbijetuar, pas rrëzimit të avionit me 72 persona në bord. Aksidenti ajëror ndodhi një ditë më parë në Nepal.

Të 72 personat raportohet të kenë humbur jetëm. Kjo është katastrofa më e rëndë ajrore e Nepalit në dekada.

Avioni i Yeti Airlines ishte nisur nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokhara. Mbetet ende i paqartë shkaku i aksidentit.

Avioni u përplas në tokë në grykën e lumit Seti, pak më shumë se një kilometër nga aeroporti. Kryeministri i Nepalit e ka shpallur të hënën ditë zie kombëtare.

Nga pasagjerët, 53 thuhet se ishin nepalezë. Në aeroplan ishin pesë indianë, katër rusë dhe dy koreanë. Kishte gjithashtu një pasagjer nga Irlanda, Australia, Argjentina dhe Franca ndër të tjera.

Burimi: BBC

Të fundit