Flash News

Bota

Rrëzimi i avionit ushtarak në Filipine, shkon në 50 numri i viktimave

Rrëzimi i avionit ushtarak në Filipine, shkon në 50 numri i

Ka shkuar në 50 numri i viktimave nga rrëzimi i avionit ushtarak në Filipine. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe është cilësuar si katastrofa ajrore më e rëndë ushtarake e vendit në dekadat e fundit.

Avioni ushtarak C-130 po transportonte trupa nga Cagayan de Oro, në Mindanao. Në avion ndodheshin 96 persona, personel ushtarak dhe ekuipazh.

Autoritetet kanë bërë me dije se ushtarët që ishin në bord, sapo ishin diplomuar dhe së fundmi kishin përfunduar trajnimin.

Hetimet për shkaqet e rrëzimit të avionit do të nisin sot, raporton CNN.

Të fundit