Flash News

Bota

Rrëzimi i avionit ushtarak rus, Putin akuzon Kievin

Rrëzimi i avionit ushtarak rus, Putin akuzon Kievin

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës kishte dijeni se kishte të burgosur lufte në një aeroplan ushtarak rus të rrëzuar së fundmi nga forcat e Kievit.

Avioni transportues ushtarak IL-76 u rrëzua mbi rajonin Belgorod të Rusisë të mërkurën në mëngjes. Të gjithë personat në bord, 65 të burgosur, gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarë rusë vdiqën.

“I gjithë regjimi i Kievit bazohet në krimet e kryera çdo ditë, duke përfshirë edhe kundër qytetarëve të tij. Ata e dinin se ne po transportonim 65 ushtarë ukrainas. Duke ditur këtë ata sulmuan avionin”, tha Putin.

Të fundit