Flash News

Bota

Rrëzimi i një avioni në Korenë e Jugut, 179 viktima dhe dy të mbijetuar

Rrëzimi i një avioni në Korenë e Jugut,  179 viktima dhe dy

179 persona humbën jetën nga rrëzimi i një avioni në Muan të Koresë së Jugut.

Nga aksidenti tragjik mbijetuan vetëm dy persona, dy anëtarë të ekuipazhit. Kjo eshtë katastrofa më vdekjeprurëse e aviacionit që ka goditur Korenë e Jugut që nga viti 1997, kur një Boeing 747 i Korean Airlines u rrëzua në xhunglën e Guamit, me humbjen e 228 jetëve.

Zyrtarët lokalë të zjarrfikësve dhe ekspertët e aviacionit thonë se ka të ngjarë të ketë patur një lloj mosfunksionimi të mjeteve të uljes, megjithatë hetimi për aksidentin mund të zgjasë me vite raporton CNN.

• Dy të mbijetuarit u gjetën në bishtin e avionit, për të cilin shpëtuesit thanë se ishte e vetmja pjesë e anijes që ruante çdo formë.  Avioni, i listuar si Boeing 737-800 në FlightAware, kishte udhëtuar nga Bangkok, Tajlandë. Analistët thonë se Boeing 787-800 dhe Jeju Air, linja ajrore më e madhe me kosto të ulët në Korenë e Jugut, kanë një rekord të fortë sigurie.

Të fundit