Bota

Rrëzohet aeroplani trajnues i Marinës Amerikane, dy të vdekur

Rrëzohet aeroplani trajnues i Marinës Amerikane, dy të vdekur
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan trajnues i Marinës Amerikane i nisur nga Florida u rrëzua të premten në një lagje rezidenciale në Alabama pranë Bregut të Gjirit.

Për pasojë, dy personat që udhëtonin në aeroplan kanë humbur jetën, thanë autoritetet vendase.

Zach Harrell, një zëdhënës i Komandantit, Forcat Ajrore Detare, tha se të dy personat në aeroplanin stërvitor T-6B Texan II humbën jetën, ndërsa fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim në terren.

Nga rrëzimi i aeroplanit trajnues u dëmtua një shtëpi dhe disa makina që u përfshinë në flakë, ndonëse lagjja ku u shënua aksidenti njihet si mjaft e populluar.

Aeroplani kishte fluturuar nga “Naval Air Station Whiting Field”, rreth 30 milje (48.28 km) në veri-lindje të Pensacola, Florida, tha Julie Ziegenhorn, një zëdhënëse e marinës.

Ditari politik

Të fundit