All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Rrëzohet avioni me parashutistë në Rusi, shënohen 15 viktima

Rrëzohet avioni me parashutistë në Rusi, shënohen 15 viktima
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe shtatë janë plagosur pasi një aeroplan u rrëzua në rajonin Tatarstan të Rusisë, tha agjencia e lajmeve RIA duke cituar shërbimet e urgjencës.

Mediat e huaja raportojnë se aeroplani mbante një grup parashutistësh. Shtatë persona u nxorën të gjallë nga rrënojat, ndërsa 15 të tjerë pa shenja jete.

All - Paragraf - 3

Avioni ishte një Let L-410 Turbolet, i cili është një aeroplan transporti me rreze të shkurtër me dy motorë. Përplasja ndodhi rreth orës 9:23 të mëngjesit.

Imazhet e publikuara nga ministria treguan se avioni ishte thyer në gjysmë duke u dëmtuar rëndë.  Ministria lokale e shëndetësisë tha se shtatë të mbijetuarit janë në spital, njëri është në gjendje shumë të rëndë.

 

Të fundit