Flash News

Bota

Rrëzohet avioni në Nepal, 40 të vdekur

Rrëzohet avioni në Nepal, 40 të vdekur

Një aeroplan me 72 persona në bord është rrëzuar pranë një aeroporti në Nepalin qendror duke shkaktuar të paktën 40 viktima.

Avioni i Yeti Airlines nga Katmandu për në qytetin turistik të Pokhara u rrëzua në ulje, duke marrë flake, raporton BBC.

Në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Qindra ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacionin në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometër e gjysmë larg aeroportit.

Nga pasagjerët, 53 thuhet se janë nepalezë. Në aeroplan ishin pesë indianë, katër rusë dhe dy koreanë. Kishte gjithashtu një pasagjer nga Irlanda, Australia, Argjentina dhe Franca ndër të tjera.

Të fundit