Flash News

Bota

Rrëzohet helikopteri, humb jetën ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 15 persona të tjerë

Rrëzohet helikopteri, humb jetën ministri i Brendshëm i

Një helikopter është rrëzuar në periferi të Kievit mëngjesin e sotëm. Raportohet se 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrskyi.

Viktimë mbeti edhe zëvendësi i tij, Yevhen Yenin dhe sekretari i ministrisë Yurii Lubkovych.

Ndërkohë 22 persona u plagosën, mes tyre 10 fëmijë. Më herët, zyrtarët dhe raportet e mediave thanë se helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh.

Burimi: Sky News

Të fundit