Flash News

Bota

“Rrit produktivitetin”, Italia propozon 4 ditë pune në javë

“Rrit produktivitetin”, Italia propozon 4 ditë pune në

Italia i ka propozuar sindikatave të punës të punojnë 4 ditë në javë dhe 3 ditë të jenë pushim. Një propozim i tillë vjen në kuadër të projektit global 4DayWeek.

Sindikatat do të nisin tre ditë negociata me synim arritjen e një marrëveshjeje. Me javën e shkurtër të propozuar, duke punuar një orë shtesë për gjithsej nëntë orë në ditë, punonjësit do të punojnë 36 orë në javë kundrejt 37.5 orëve që priten me javën tradicionale të punës.

Kjo formulë do të lejonte një ditë pushimi shtesë në javë për punonjësit me avantazhin e shtuar se dita e pushimit do të zgjidhet sipas gjykimit të punonjësit.

Propozimi ka ardhur nga grupi më i madh bankar Intesa Sanpaolo.

“Ne po diskutojmë diçka që është parashikuar tashmë nga kontrata kombëtare për sektorin bankar. Nuk është sikur Intesa e shpiku këtë. Nuk jemi të nxituar, le të shohim se si do të evoluojnë diskutimet”, tha kreu i sindikatës FABI, Lando Sileoni. “Nëse arrijmë në një marrëveshje, nuk mund të varet vetëm nga kompania nëse do ta japë atë apo jo, dhe nuk mund të jetë e gjitha për kostot e energjisë që po zhvendosen tek punonjësi sepse ditët janë katër në vend të pesë”, u shpreh ai.

Ideja e javëve më të shkurtra të punës është përfolur për një kohë të gjatë, por u tërhoq në periudhën e pandemisë COVID-19, me mbështetësit që argumentojnë se mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit.

Të fundit