Flash News

Bota

Rriten tensionet, Rusia dëbon zëvendësambasadorin amerikan Bart Gorman

Rriten tensionet, Rusia dëbon zëvendësambasadorin amerikan Bart

Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan në ambasadën amerikane në Moskë, Bart Gorman sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur masën një hap më shumë drejt përshkallëzimit të konfliktit.

Rusia ka dëbuar zëvendësambasadorin amerikan Bart Gorman, zyrtarin e dytë më të lartë në ambasadë - por Moska ende nuk e ka thënë pse.

"Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t'i japë fund dëbimeve të pabaza të diplomatëve dhe stafit amerikan dhe të punojë në mënyrë produktive për të rindërtuar misionet tona," thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

"Tani më shumë se kurrë, është kritike që vendet tona të kenë personelin e nevojshëm diplomatik për të lehtësuar komunikimin midis qeverive tona."

Të fundit