Flash News

Bota

Rritet bilanci i viktimave në Miami, puna për gjetjen e 117 personave nën rrënoja pezullohet nga stuhia tropikale

Rritet bilanci i viktimave në Miami, puna për gjetjen e 117 personave

Ka shkuar në 28 numri i i viktimave nga shembja e një ndërtese 12 katëshe në Miami. Pas shembjes me shpërthim të kontrolluar të të gjithë objektit, ekipet e kërkim-shpëtimit mundën të nxirrnin edhe katër trupa të tjerë të pajetë. Ndërkohë 117 persona janë akoma nën rrënoja.

Ekipet e pezulluan sërish punën pasi stuhia tropikale "Elsa" iu afrua Floridës. Kryetarja e bashkisë së Miami-Dade, Daniella Levine Cava tha: Me të vërtetë ata jetojnë për të shpëtuar jetë dhe ata kanë ecur përpara pavarësisht se çfarë u hidhet në rrugën e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi të të enjten e 25 qershorit dhe personat që janë nxjerrë deri më tani nga rrënojat kanë qenë të pajetë, por shpresat e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe familjrave nuk janë shuar ende për të mbijetuar poshtë rrënojave, raporton AP.

Të fundit