Flash News

Bota

Rritet frika e pushtimit nga Kina, Tajvani do të lejojë gratë të trajnohen ushtarakisht

Rritet frika e pushtimit nga Kina, Tajvani do të lejojë gratë

Ushtria e Tajvanit prezantoi planet e saj për të lejuar gratë, që vullnetarisht të trajnohen për forcat ushtarakr rezervë. Një lëvizje e tillë bëhet për herë të parë dhe vjen teksa rreziku për një pushtim të mundshëm nga Kina është rritur.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se do të lejojë 220 ushtare gra të regjistrohen në trajnim duke filluar nga tremujori i dytë i këtij viti. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka thënë më parë se ka trajnuar vetëm rezervistë meshkuj, sepse nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm për të akomoduar të dy gjinitë.

Ligjvënësit tajvanezë kishin thënë se përjashtimi i grave nga trajnimi rezervë përbën diskriminim gjinor.

Në dhjetor, Tajvani njoftoi se do të zgjasë periudhën e rekrutimit të detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat e kualifikuar nga katër muaj në një vit duke filluar nga viti 2024, dhe kërkesa do të zbatohet për burrat e lindur pas 2005.

Tajvani ka një forcë ushtarake prej rreth 170,000 personel, të përbërë kryesisht nga vullnetarë, ndërsa gjithashtu trajnon rreth 120,000 rezervistë çdo vit.

Meshkujt nga mosha 18 deri në 36 vjeç ose duhet të dalin vullnetarë për të shërbyer në ushtri ose të kryejnë një periudhë shërbimi të detyrueshëm në rezervë. Që nga viti 2021, gratë përbëjnë 15% të ushtrisë së Tajvanit, por shërbejnë kryesisht në role jo luftarake.

Burimi: CNN

Të fundit