Flash News

Bota

Rritet numri i infeksioneve në SHBA, spitalet drejt kolapsit; amerikanët ngurojnë të vaksinohen

Rritet numri i infeksioneve në SHBA, spitalet drejt kolapsit;

Shtetet e Bashkuara janë duke regjistruar mesatarisht 100 mijë raste të reja me Covid-19 në ditë, rritja më e lartë që prej dimrit.

Shtetet e Bashkuara kishin mesatarisht rreth 11,000 raste në ditë në fund të qershorit. Tani numri është 107,143.

SHBA -së iu deshën rreth nëntë muaj për të kapërcyer numrin mesatar të rasteve prej 100 mijë në nëntor, para se të arrinte kulmin në rreth 250 mijë në fillim të janarit.

Virusi po përhapet shpejt përmes njerëzve të pavaksinuarr, veçanërisht në jug, ku spitalet janë stërmbushur me pacientë.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se rastet do të vazhdojnë të rriten nëse më shumë amerikanë nuk e pranojnë vaksinën.

Numri i amerikanëve të shtruar në spital është rritur gjithashtu dhe situata është bërë serioze, ndaj shumë spitale po përpiqen të gjejnë shtretër për pacientët.

Zyrtarët thonë se vala e fundit e rasteve të COVID-19 po e çon sistemin lokal të kujdesit shëndetësor në pothuajse "një pikë thyerjeje", ndërsa disa pacientë duhet të transferohen jashtë qytetit për të marrë kujdes mjekësor.

Burimi: AP

Të fundit