Flash News

Bota

Rritet numri i pacientëve në kujdesin intesiv në Francë, mjekët paralajmërojnë: Do na duhet të përzgjedhim

Rritet numri i pacientëve në kujdesin intesiv në Francë,
Foto ilustruese

Franca regjistroi të dielën një rritje të mëtejshme të numrit të pacientëve me Covid-19 në kujdesin intensiv, ndërsa mjekët paralajmëruan një valë të tretë të infeksioneve që shpejt mund të mbingarkojë spitalet.

4,872 persona janë nën kujdesin intesiv. Numri i përgjithshëm i pacientëve me Covid-19 në spital u rrit në 27,712 nga 27,259.

Një grup prej 41 mjekësh në rajonin e Parisit paralajmëruan se rrezikojnë që të fillojnë të zgjedhin midis pacientëve për trajtim urgjent.

Ekspertët kanë argumentuar se masat aktuale që ka vendosur qeveria nuk janë të përshtatshme për të përballuar përhapjen e shpejtë të varianteve të reja.

Humbjet e jetës në total arritën në 68,597 të dielën, 131 më shumë se një ditë më parë.

Burimi: Reuters

Të fundit