Flash News

Bota

Rritet numri i viktimave, Fauci u kërkon amerikanëve të marrin dozën e tretë të vaksinës

Rritet numri i viktimave, Fauci u kërkon amerikanëve të marrin

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive Anthony Fauci përforcoi thirrjet për marrjen e vaksinës përforcuese, pasi numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në SHBA po shkon në 800,000.

Omicron po nxit frikë të reja pasi infeksionet në SHBA kanë nisur të rriten përsëri, ku mbizotëron varianti Delta. Fauci tha se një vaksinë shtesë ofron mbrojtje "optimale" kundër Omicron.

"Të dhënat paraprake tregojnë se kur ju merrni një përforcues, për shembull një injeksion të tretë të një mRNA, ai ngre nivelin e mbrojtjes aq të lartë sa që më pas bën mirë kundër Omicron", tha Fauci, raportojnë mediat e huaja.

Megjithëse normat e vaksinimit, veçanërisht përforcuesit, janë rritur ndjeshëm në javët e fundit, rreth 40% e të rriturve të kualifikuar në SHBA ende nuk janë plotësisht të mbrojtur dhe shkalla e marrjes për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, mbetetnën 20%.

“Ndiqni udhëzimet e CDC [Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve], që kur jeni në një mjedis të brendshëm të grumbullimit dhe nuk e dini statusin e vaksinimit të njerëzve përreth jush, vendosni një maskë. Maskimi nuk do të jetë përgjithmonë, por mund të na nxjerrë nga situata shumë e vështirë në të cilën ndodhemi tani", tha Fauci.

Të fundit