Flash News

Bota

Rritet rreziku i pushtimit rus/ Britania nisi tanke, Kanadaja çon forcat speciale në Ukrainë

Rritet rreziku i pushtimit rus/ Britania nisi tanke, Kanadaja çon forcat

Pasi Mbretëria e Bashkuar konfirmoi se ka filluar të furnizojë Ukrainën me armë antitank dhe Kanadaja thuhet se ka vendosur një kontigjent forcash speciale në Kiev mes shqetësimeve për një pushtim të mundshëm nga Rusia.

Mediat e huaja raportojnë se Otava kishte dërguar operatorë të forcave speciale në Ukrainë. Këto të fundit do të identifikojë mënyrat për të ndihmuar në zhvillimin e planeve të evakuimit për personelin diplomatik kanadez në rast të një pushtimi në shkallë të plotë.

Një zëdhënës i Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale Kanadeze tha se nuk mund ta konfirmonte raportin, por shtoi se ka mbështetur forcat ukrainase të sigurisë në baza periodike për të ofruar trajnime dhe "ekspertizë instruktori dhe drejtues" që nga viti 2020.

Ky vendim vjen pasi ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly u takua me kryeministrin ukrainas Denys Shmygal në Kiev dje gjatë një vizite që synonte të diskutonte përpjekjet për të penguar "veprimet agresive" nga Rusia.

Zhvillimet erdhën pasi ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov hodhi poshtë me zemërim pretendimet e Shteteve të Bashkuara javën e kaluar se Moska po përgatitte një pretekst për të pushtuar Ukrainën nëse diplomacia nuk arrinte objektivat e saj.

Ndërsa Moska – e cila ka vendosur 100,000 trupa pranë kufirit të saj me Ukrainën – mohon planet për një sulm kundër Ukrainës, ajo ka thënë se mund të ndërmarrë veprime ushtarake të papërcaktuara nëse Perëndimi nuk pranon një listë kërkesash, duke përfshirë ndalimin e anëtarësimit të Kievit në NATO.

 

Të fundit