Flash News

Bota

Rritja e infeksioneve me Covid-19, OBSH shprehet e shqetësuar për situatën në Europë

Rritja e infeksioneve me Covid-19, OBSH shprehet e shqetësuar për

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është "shumë e shqetësuar" për përhapjen e Covid-19 në Evropë, ndërsa kontinenti lufton një valë të re infeksionesh.

Duke folur për BBC, drejtori rajonal Dr Hans Kluge paralajmëroi se 500,000 vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Dr Kluge tha se mbajtjA e maskave mund të ndihmojë menjëherë. Paralajmërimi vjen pasi disa shtete raportojnë rekord të lartë të infeksionit dhe vendosin bllokime të plota dhe të pjesshme.

Ai shtoi se faktorë si sezoni i dimrit, mbulimi i pamjaftueshëm i vaksinave dhe dominimi rajonal i variantit më të transmetueshëm Delta ishin pas përhapjes. Ai bëri thirrje për rritjen e marrjes së vaksinave dhe zbatimin e masave bazë të shëndetit publik dhe trajtimeve të reja mjekësore për të ndihmuar në luftimin e rritjes.

“Covid-19 është bërë edhe një herë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë”, tha ai, duke shtuar se “ne e dimë se çfarë duhet bërë” për të luftuar virusin.

Kluge deklaroi se masat e detyrueshme të vaksinimit duhet të shihen si një "zgjidhje e fundit", por se do të ishte "shumë në kohë" për të pasur një "debat ligjor dhe shoqëror" për këtë çështje.

 

Të fundit