Flash News

Bota

Rritja e shifrave me Covid-19, Holanda ashpërson masat

Rritja e shifrave me Covid-19, Holanda ashpërson masat
Mark Rutte

Përballë rasteve me Covid-19 në rritje, kryeministri në detyrë i Holandës Mark Rutte tha dje se qeveria ka nxjerrë urdhrin e vendosjes së maskës në vende publike si dhe ka zgjatur përdorimin e lejeve për Covid-19.

Rastet janë rritur me shpejtësi në Holandë prej javësh. Instituti i shëndetit publik i vendit raportoi dje se infeksionet u rritën 39% krahasuar me një javë më parë dhe shtrimet në spital u rritën me 31%. Trendi rritës filloi menjëherë pasi qeveria hoqi kufizimet në fund të shtatorit.

"Nuk do të habisë askënd që ne kemi përsëri një mesazh të ashpër këtë mbrëmje. E vështirë sepse për fat të keq duhet të kërkojmë më shumë nga njerëzit tani që numrat e infeksionit dhe numrat e të shtruarëve në spitale po rriten shpejt”, tha kryeministri Rutte gjatë një konference shtypi.

Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të distancohen nga shoqëria, të punojnë nga shtëpia të paktën gjysmën e kohës dhe të shmangin udhëtimet në vendet e ngarkuara dhe gjatë orëve të pikut të mëngjesit dhe të mbrëmjes, raportojnë mediat e huaja.

Si pjesë e kufizimeve të reja, nxënësit do të duhet të mbajnë maska ​​​​në shkollë. Rregullat do të hyjnë në fuqi të shtunën. Ndërsa Rutte prezantoi masat e reja, një grup që kundërshton kufizimet protestoi. Policia tha se disa prej tyre hodhën fishekzjarre ndaj oficerëve.

Më herët, këshilli shëndetësor holandez këshilloi qeverinë që të fillojë dhënien e vaksinave përforcuese për të gjithë personat mbi 60-vjeç dhe për personat në shtëpitë e të moshuarëve.

Të fundit