Flash News

Bota

Rusët sulmojnë një zonë banimi, policia ukrainase: 7 viktima, mes tyre dy fëmijë

Rusët sulmojnë një zonë banimi, policia ukrainase: 7

Shtatë persona u vranë, duke përfshirë dy fëmijë, pasi një sulm ajror rus goditi një zonë banimi rurale në rajonin e Kievit të premten, tha policia ukrainase.

Policia tha se sulmi goditi fshatin Markhalivka, rreth 6 milje larg periferisë jugperëndimore të kryeqytetit ukrainas.

Deputeti ukrainas Rustem Umerov ndau një foto të Markhalivka, ku ai pretendoi se tre fëmijë kishin vdekur si rezultat i sulmit.

Fshati Markhalivka afër Kievit. Shkatërruar nga terroristët rusë. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, 3 prej tyre janë fëmijë.

Këto janë pasojat e mosmbylljes së qiellit mbi Ukrainë. Sot kjo është një çështje emergjente”, shkruan deputeti.

Të fundit