Flash News

Bota

Rusët sulmojnë centralin bërthamor, Zelensky-perëndimit: Mos lejoni shkatërrimin e Evropës! Mbi 30 civilë vriten gjatë natës

Rusët sulmojnë centralin bërthamor, Zelensky-perëndimit: Mos

Forcat ruse bombarduan centralin bërthamor më të madh në Europë, Zaporizhzhya në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke djegur një nga ndërtesat, por vetë reaktori nuk u dëmtua.

Një zyrtar i presidentit Zelenskyy tha se nivelet e rrezatimit janë normale. Ndërkohë luftimet e ashpra vazhdojnë në periferi të Mariupolit, një qytet port strategjik në detin Azov.

Pas sulmit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson, atë kanadez Justin Trudeau dhe homologun Joe Biden.

Ai ka folur edhe me udhëheqësit gjermanë dhe polakë. Trudeau e përshkroi sulmin në objektin bërthamor "të tmerrshëm" dhe "të papranueshëm", ndërsa Johnson tha se sulmi rus ishte "i pamatur".

Në një fjalim emocionues në mes të natës, Zelenskyy tha se kishte frikë nga një shpërthim që do të ishte "fundi për të gjithë. Fundi për Evropën. Evakuimi i Evropës".

"Vetëm veprimi urgjent i Evropës mund të ndalojë trupat ruse," tha ai. "Mos lejoni vdekjen e Evropës nga një katastrofë në një termocentral bërthamor."

Shpërthime gjatë natës u dëgjuan në Kiev pasi sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan raketat ruse, sipas kryetarit të qytetit.

Ushtria ruse thotë se tani kontrollon portin Kherson të Detit të Zi, një qytet me 280,000 banorë dhe i parë që ra që nga fillimi i luftës.

Bombardimet ishin më shumë gjatë natës në qytetin verior të Chernihiv, me zyrtarët që raportuan të paktën 33 civilë të vrarë nga një sulm rus në një zone të banuar.

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë korridore për civilët që të largohen në mënyrë të sigurt nga zonat e luftimit. Korridoret thuhet se do të përfshijnë armëpushime gjatë rrugës.

Furnizimet humanitare mund të dërgoheshin përmes korridoreve, të cilat ishin kërkesa kryesore e ukrainasve përpara një raundi të dytë negociatash të enjten në Bjellorusi.

Kombet e Bashkuara thonë se 1 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, që përbën më shumë se 2% të popullsisë së Ukrainës.

SHBA ka njoftuar një raund të ri sanksionesh që synojnë interesat ruse ndërkohë që më shumë nga markat më të njohura në botë po tërhiqen nga Rusia ose po mbyllin operacionet e tyre atje: duke përfshirë Apple, Mercedez-Benz, BP, Ikea, Volkswagen dhe filialin e saj Skoda Auto.

Të fundit