Flash News

Bota

Sulmohet uzina Azovstal gjatë natës, komandanti ukrainas: 200 civilë mbeten aty. Shqetësim, ushtarët e plagosur

Sulmohet uzina Azovstal gjatë natës, komandanti ukrainas: 200

Një komandant ukrainas brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol tha se njerëzit e tij përjetuan një natë të trazuar, pasi përfundoi evakuimi i një grupi civilësh.

"Sapo evakuimi i civilëve përfundoi dje, armiku filloi të përdorë të gjitha llojet e armëve. Nata ishte e shqetësuar", tha Denys Shleha, komandant i Brigadës së 12-të Operative të Gardës Kombëtare.

Është e paqartë nëse një grup tjetër civilësh të bllokuar brenda kompleksit do të mund të largohen të hënën.

"Nuk do të them asgjë për evakuimin nga Azovstal. Ne po mundohemi ta bëjmë atë, po e lusim", tha Shleha.

Ai tha se janë rreth 200 persona, duke përfshirë 20 fëmijë, të mbetur në ambiente.

“Ne lutemi që njerëzit të largohen nga Azovstal. Armiku godet me të gjitha llojet e armëve. Gjithçka është shumë e keqe”, tha ai.

Komandati shtoi se shumë ushtarakë janë të plagosur dhe se dhënia e ndihmës mjekësore është e vështirë.

"Problemi më i madh janë ushtarakët e plagosur. Spitali ynë fushor u bombardua disa ditë më parë. Kujdesi mjekësor u ofrohet ushtarakëve në kushte jashtëzakonisht të vështira. Aktualisht janë rreth 500 prej tyre në Azovstal. Lëndimet e tyre janë të shkallës së ndryshme. Ky është problemi më i madh që duhet zgjidhur”, tha Shleha.

Burimi: CNN

 

Të fundit