Flash News

Bota

Rusët tentuan të sulmonin ndërtesën ku qëndronte Zelenskyy dhe familja e tij

Rusët tentuan të sulmonin ndërtesën ku qëndronte

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishte refuzuar të evakuohej nga Kievi edhe kur ushtarët rusë po përpiqeshin të sulmonin ndërtesën ku ai po qëndronte, sipas mediave të huaja.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych tha në një intervistë se presidentit i ishte kërkuar të shkonte në një strukturë të sigurt larg kryeqytetit, pasi këshilltarët e paralajmëruan atë se kompleksi ishte në rrezik nga snajperat dhe granatat.

Zelenskyy dhe ndihmësit e tij iu dhanë jelek antiplumb dhe armë, por jo të gjithë dinin se si t'i përdornin ato.

"Ishte një çmendinë absolute. Automatikë për të gjithë. Vendi ishte i hapur. Ne nuk kishim as blloqe betoni për të mbyllur rrugën," tha Arestovych.

Ai tregoi gjithashtu se gruaja dhe fëmijët e Zelenskyy ishin ende në kompleks kur rusët u përpoqën dy herë të sulmonin ndërtesën më 24 shkurt.

Presidenti refuzoi të largohej, megjithëse familja e tij u dërgua në një vend më të sigurt. Natën e dytë, ai bëri një video jashtë për t'u treguar njerëzve të tij se ishte ende në Kiev.

Arestovych tha gjithashtu se Zelenskyy bëri një udhëtim në vijën e frontit në fillim të marsit, duke marrë vetëm një ekip të vogël sigurie.

Të fundit