Flash News

Bota

Rusia sulm më raketa në një qendër tregtare/ Zelensky: Akt terrorist. Liderët e G7-ës: Krim lufte!

Rusia sulm më raketa në një qendër tregtare/ Zelensky: Akt

Ditën e djeshme Rusia sulmoi me raketa në një qendër tregtare në Ukrainën lindore, ku vrau 18 persona dhe plagosi shumë të tjerë. Ngjarja ndodhi në qytetin Kremenchuk.

Zelensky e ka përshkruar sulmin në qendër si një akt terrori, ndërsa udhëheqësit e takimit të vendeve të G7 në Gjermani e quajtën atë një krim lufte.

Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë "terrorin rus", duke thënë se sulmet me raketa në Kremenchuk të Ukrainës e bënë vendin e Vladimir Putin "organizatën më të madhe terroriste në botë".

Ai tha se: Demokracitë më të fuqishme në botë do ta mbështesin shtetin tonë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për fitoren tonë. Ukraina nuk do të thyhet! Kurrë.

Të fundit