Flash News

Bota

Rusia arreston një nga basketbollistet më të mira amerikane, rrezikon deri në 10 vite burg

Rusia arreston një nga basketbollistet më të mira amerikane,

Shërbimi Federal i Doganave Ruse ka bërë me dije se zyrtarët e tij kishin arrestuar një nga  basketbollistet më të mira amerikane pasi gjetën fishekë vape që përmbanin vaj hashash në bagazhin e saj në aeroportin Sheremetyevo pranë Moskës.

Shërbimi Doganor tha në një deklaratë se lojtarja kishte fituar dy medalje të arta olimpike me Shtetet e Bashkuara, por nuk e bënë me dije emrin e basketbollistes.  Agjencia ruse e lajmeve TASS, duke cituar një burim të zbatimit të ligjit, e identifikoi lojtaren si Brittney Griner. Griner, 31-vjeçe, fitoi medalje të arta me ekipin kombëtar të basketbollit të femrave të SHBA-së në 2021 dhe 2016.

Shërbimi Doganor publikoi një video të një udhëtari në aeroport, e cila dukej se ishte Griner, e veshur me maskë dhe xhup të zi, duke kaluar përmes sigurisë. Videoja tregoi një individ duke hequr një paketë nga çanta e udhëtarit. Kontrolli në aeroport ka ndodhur në muajin shkurt, sipas Shërbimit Doganor, duke shtuar mundësinë që Griner të jetë në paraburgim prej të paktën disa ditësh.

Sipas deklaratës, është hapur një çështje penale për transportin në shkallë të gjerë të drogës, e cila mund të dënohet deri në 10 vjet pas hekurave në Rusi. Basketbollistja u dërgua në paraburgim ndërkohë që hetimet ishin në vazhdim, thanë zyrtarët.

Në një deklaratë, Mercury tha: “Ne jemi të vetëdijshëm dhe po monitorojmë nga afër situatën me Brittney Griner në Rusi. Ne mbetemi në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj, përfaqësuesin e saj, Ë.N.B.A. dhe N.B.A. Ne e duam dhe mbështesim Brittney-n dhe në këtë kohë shqetësimi ynë kryesor është siguria e saj, shëndeti fizik dhe mendor dhe kthimi i saj i sigurt në shtëpi.”

Ë.N.B.A. tha në një deklaratë se Griner "ka mbështetjen e plotë të Ë.N.B.A. dhe prioriteti ynë kryesor është kthimi i saj i shpejtë dhe i sigurt në Shtetet e Bashkuara".

Të fundit