Flash News

Bota

Rusia bombardon Odesa dhe Melitopol, 1.5 mln njerëz mbetën pa energji elektrike

Rusia bombardon Odesa dhe Melitopol, 1.5 mln njerëz mbetën pa energji

Ukraina jugore është goditur rëndë nga sulmet. Rusia lëshoi drone në Odesa dhe Kiev teksa lufton për Melitopol.

Ushtria ukrainase tha se rrëzoi 10 dronë të shtunën, por pesë të tjerë kishin goditur objektet energjetike, duke lënë rreth 1.5 milionë njerëz pa energji.

Kryebashkiaku i Melitopolit në mërgim tha se një sulm ishte kryer në qytetin e kontrolluar nga Rusia. Sulmet e Rusisë në qytetin port ukrainas të Odesa-s u bënë me dronët e prodhuar nga Irani, thanë zyrtarët ukrainas.

"Situata në rajonin e Odesës është shumë e vështirë. Fatkeqësisht goditjet ishin kritike, kështu që kërkon më shumë se vetëm kohë për të rivendosur energjinë elektrike. Nuk duhen orë, por disa ditë", tha presidenti Volodymyr Zelensky.

Që nga tetori, Moska ka shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës me valë të mëdha sulmesh me raketa dhe dron.

Burimi: BBC

 

Të fundit