Flash News

Bota

Rusia bombardon teatrin ku strehoheshin civilë, mes tyre fëmijë dhe pacientë me nevoja të veçanta

Rusia bombardon teatrin ku strehoheshin civilë, mes tyre fëmijë

Forcat ruse kanë bombarduar një teatër ku civilët ishin strehuar në qytetin e Mariupolit. Ky lajm është bërë me dije nga Këshilli i Bashkiak i qytetit të Matipolit.

Përmes një postimi në Twitter, Oleksandra Matviichuk, kryetarja e Qendrës për Liritë Civile në Ukrainë, shkruan se kishte shumë fëmijë dhe pacientë që kishin nevojë për vëmendje të veçantë. Ajo shkruan se numri i viktimave nuk dihet ende.

Postimi i plotë i Oleksandra Matviichuk:

"Rusët hodhën një bombë në Teatrin e Dramës në Mariupol, i cili ishte caktuar si një vend grumbullimi për njerëzit që humbën shtëpitë dhe mjetet e jetesës. Në mesin e atyre që ishin në teatër, kishte shumë fëmijë dhe pacientë që kishin nevojë për vëmendje të veçantë."

Të fundit