Flash News

Bota

Rusia dekalaroi se po tërheq trupat nga Ukraina, SHBA e mohon: Lajm i rremë, ka shtuar 7 mijë të tjerë

Rusia dekalaroi se po tërheq trupat nga Ukraina, SHBA e mohon: Lajm i

Pretendimi i Rusisë se po largon trupat nga kufiri me Ukrainën është "i rremë", sipas një zyrtari të lartë amerikan, i cili tha se 7000 trupa shtesë kanë mbërritur ditët e fundit.

Zyrtari tha gjithashtu se Rusia mund të lëshojë një pretekst "të rremë" për të pushtuar Ukrainën "në çdo moment", shkruan BBC.

Moska thotë se po largon trupat nga kufiri ukrainas pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake.

Por zyrtarët perëndimorë shprehen se nuk kanë parë asnjë provë për të mbështetur pretendimin.

"Rusia duhet të ndërmarrë hapa të vërtetë drejt de-përshkallëzimit," ranë dakord presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në një telefonatë të mërkurën, sipas kancelarisë gjermane.

Rusia - e cila ka mohuar vazhdimisht planifikimin për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se ka grumbulluar mbi 100,000 trupa pranë kufirit - e quan shqetësimin perëndimor për një pushtim "histeri".

 

Të fundit