Flash News

Bota

Rusia dërgon bombardues me aftësi bërthamore në Bjellorusi

Rusia dërgon bombardues me aftësi bërthamore në Bjellorusi

Rusia dërgoi sot bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, sipas ‘Radio Europa e Lirë’. Ky veprim vjen teksa tensionet dhe rreziku i pushtimit rus në Ukrainë vijon.

Bombarduesit që morën pjesë në patrullim në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, kanë aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se dy bombardues të tipit Tu-22M3 kryen stërvitje me forcat ajrore bjelloruse dhe me asetet e mbrojtjes ajrore gjatë një misioni katërorësh.

Ky nuk është patrullimi i parë i Rusisë në Bjellorusi. Moska ka grumbulluar mbi 100 trupa në kufi me Ukrainën. Perëndimi e ka kërcënuar me sanksione, ndërsa Rusia mohon se synon të pushtojë fqinjin e saj.

Moska ka kërkuar nga perëndimi garanci që Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO, por kjo nuk është pranuar nga Shtetet e Bashkuara.

 

Të fundit