Flash News

Bota

Rusia dhe Bjellorusia do të nisin stërvitjet ushtarake, perëndimi përpiqet për të ulur tensionet me Ukrainën

Rusia dhe Bjellorusia do të nisin stërvitjet ushtarake, perëndimi

Lëvizjet diplomatike për të lehtësuar tensionet mbi Ukrainën janë planifikuar të intensifikohen ditën e sotme, por po ashtu janë edhe manovrat ushtarake në të dy anët e ndarjes Lindje-Perëndim.

Rusia dhe Bjellorusia kanë kryer stërvitje që përfshijnë parashutistët dhe patrulla ajrore përpara stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të planifikuara për të filluar.

Ndërkohë Pentagoni po konfirmon se trupat amerikane janë në Poloni në përgatitje për konflikt të mëtejshëm midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në Gjermani, një zëdhënës i kancelarit Olaf Scholz ka konfirmuar se këshilltarët e politikës së jashtme nga Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina do të takohen në Berlin në "formatin e Normandisë" për të parë nëse është e mundur të ringjallen përpjekjet për paqe.

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të vendosë 1000 ushtarë shtesë në rast të një "krize humanitare" të lidhur me tensionet në Ukrainë, tha të mërkurën kryeministri Boris Johnson, përpara një vizite të planifikuar për të parë aleatët e NATO-s në Bruksel dhe Varshavë.

Burimi: Euronews

Të fundit