Flash News

Bota

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur lufte

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur lufte

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sot disa të burgosur lufte. Lajmin e njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes si dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Ky shkëmbin ndodhi në prag të samitit të shumëpritur midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump në Alaskë.

Sipas ministrisë ruse, 84 ushtarakë rusë u kthyen nga territoret e kontrolluara nga regjimi i Kievit. Në këmbim, 84 të burgosur lufte u dorëzuan nga forcat e armatosura ukrainase. Zelenskyy gjithashtu konfirmoi se 84 të burgosur lufte, përfshirë civilë, të cilët ishin mbajtur për gati një dekadë, ishin kthyer në Ukrainë. 

“Midis civilëve të liruar sot janë ata që u mbajtën nga rusët që nga viti 2014, 2016 dhe 2017 ”, shkroi presidenti ukrainas. Midis ushtarakëve të liruar janë edhe mbrojtësit e Mariupolit. Të dy palët kanë shkëmbyer mijëra të burgosur këtë vit, bazuar në marrëveshjet e arritura gjatë tre raundeve të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll nga maji deri në korrik. 

Të fundit