Flash News

Bota

Rusia dhe Ukraina marrëveshje armëpushimi vetëm për korridoret humanitare, pritet raund i 3-të bisedimesh

Rusia dhe Ukraina marrëveshje armëpushimi vetëm për

Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve në raundin e dytë të bisedimeve që kur Moska nisi luftimet javën e kaluar, tha një zyrtar i lartë ukrainas.

“Rundi i dytë i bisedimeve ka përfunduar. Fatkeqësisht, Ukraina nuk ka ende rezultatet që i duhen. Ka vendime vetëm për organizimin e korridoreve humanitare”, tha në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak.

Ndërkohë, kryenegociatori rus Vladimir Medinsky konfirmoi gjithashtu lajmin për marrëveshjen e korridoreve dhe një armëpushim të mundshëm rreth tyre, duke i përshkruar bisedimet si "progres thelbësor".

  

Të fundit