Flash News

Bota

Rusia e mohon, Ukraina: Janë bombarduar 33 vende civile në 24 orë

Rusia e mohon, Ukraina: Janë bombarduar 33 vende civile në 24 orë

Forcat ushtarake të Rusisë po synojnë dhjetëra vende civile, ka thënë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.

“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko, raportojnë mediat e huaja.

Forcat ruse janë mbyllur në kryeqytetin Kiev pasi përparuan me shpejtësi nga fronte të shumta në veri, lindje dhe jug të Ukrainës.

Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Ëallace tha se nga vlerësimet e inteligjencës së Britanisë Rusia ka humbur rreth 450 trupa.

Të fundit