Flash News

Bota

Rusia godet me raketa restorantin në Ukrainë, 8 viktima, mes tyre tre fëmijë

Rusia godet me raketa restorantin në Ukrainë, 8 viktima, mes tyre tre

Rusia ka sulmuar dje një restorant në qytetin Kramatorsk të Ukrainës, ku kanë vdekur deri tani 8 persona, mes tyre tre fëmijë.

Dy raketa ruse goditën restorantin duke shkaktuar dhjetëra të plagosur. Siç raporton Ministria e Brendshme në Ukrainë, në mesin e të plagosurve ishte edhe një foshnjë.

“Që nga ora 07: më 28 qershor, trupat e tetë personave të vdekur (përfshirë tre fëmijë, dy prej tyre të lindur në 2008 dhe 2011) u nxorrën nga rrënojat  e ndërtesës së shkatërruar të restorant”, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Një raketë e dytë goditi një fshat në periferi të qytetit, duke plagosur pesë persona.

Të fundit