Flash News

Bota

Rusia hedh poshtë pretendimet se ka përdorur bomba fosfori në Ukrainë

Rusia hedh poshtë pretendimet se ka përdorur bomba fosfori në

Dje, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy pretendoi se forcat ruse kishin përdorur bomba fosfori në sulmet e saj ndaj vendit të tij.  Zelenskyy tha dje: "Këtë mëngjes u përdorën bomba fosfori. Bomba fosforike ruse. Të rriturit u vranë përsëri dhe fëmijët u vranë përsëri".

Pasditen e sotme, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë i është kundërpërgjigjur pretendimeve duke i quajtur këto "lajme të rreme".

Në një postim në Twiter, thuhet: "Në fakt, ky ishte municion ndriçues, jo bomba. Bombat me fosfor duken ndryshe."

Forma e bardhë e substancës kimike fosfor është shumë toksike dhe "e njohur për ashpërsinë e dëmtimeve që shkakton", sipas informacionit të përpiluar nga "Human Rights Watch", një organizatë udhëheqëse mbikëqyrëse.

Fosfori i bardhë ndizet në kontakt me oksigjenin dhe është shumë i tretshëm në yndyrë, që do të thotë se djeg rëndë mishin e njeriut. Janë ngritur shqetësime për përdorimin e mundshëm të armëve kimike nga Rusia, pasi pushtimi i saj në Ukrainë duket se nuk ka planifikim për t`u ndaluar.

Këto pretendime nga të dyja palët ende nuk është mundur të verifikohen.

Të fundit