Flash News

Bota

Rusia i ofron SHBA-së marrëveshje për burimet natyrore në Arktik

Rusia i ofron SHBA-së marrëveshje për burimet natyrore në

Ndërsa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po shqyrton një marrëveshje mineralesh me Shtetet e Bashkuara, Rusia ka bërë një ofertë për administratën amerikane lidhur me burimet natyrore në Arktik.

Kreu i Fondit të Investimeve Direkte Ruse, Kirill Dmitriev, deklaroi se Moska beson se kompanitë amerikane të naftës mund të rikthehen në Rusi, pavarësisht sanksioneve të vendosura. “Ne besojmë se në një moment ata do të kthehen, sepse pse do të refuzonin mundësinë për të hyrë në burimet natyrore që Rusia u dha atyre?”, tha Dmitriev për Moscow Times.

Ai shtoi se kompanitë amerikane janë të interesuara për projekte të përbashkëta në Arktik dhe se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë. Sipas tij, SHBA ka humbur rreth 300 miliardë dollarë si pasojë e sanksioneve kundër Rusisë.

Përpara pushtimit të Ukrainës, Exxon Mobil ishte e vetmja kompani e madhe amerikane që operonte në industrinë e naftës në Rusi, me 30% të aksioneve në projektin Sakhalin-1. Pas vendosjes së sanksioneve, kompania njoftoi tërheqjen nga projekti, por shitja e aksioneve është shtyrë dy herë nga Kremlini, me afatin e ri që skadon në fund të vitit 2026.

Të fundit